Tematike
Fushata zvicerane për “superushqime” miqësore me klimën
Për të shënuar Ditën Botërore të Ushqimit të hënën, OJQ-ja zvicerane “Swissaid” po jep alarmin: uria nuk po largohet.
Indeksi Global i Urisë për vitin 2023 tregon se 735 milionë njerëz janë të kequshqyer, krahasuar me 572 milionë në vitin 2017, njofton swissinfo.
Objektivi numër dy i Agjendës së Kombeve të Bashkuara për të eliminuar urinë deri në vitin 2030 duket se po ikën më tej, tha Swissaid në një deklaratë të shtunën, ndërsa në 14 vende progresi është praktikisht në ngecje, shkruan albinfo.ch.
Në 18 vende uria është rritur që nga viti 2015 dhe në 58 vende tashmë është e sigurt që objektivi Zero Uri nuk do të arrihet në kohë. Afrika Sub-Sahariane është veçanërisht e goditur rëndë.
Përveç krizave të lidhura me klimën, konflikteve të armatosura dhe ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit, struktura dhe funksionimi i sistemeve ushqimore janë një problem madhor: në shumë vende, ato nuk janë as të qëndrueshme dhe as të përgatitur për pasojat e ndryshimit të klimës.
Projektet e kësaj organizate joqeveritare po ndihmojnë njerëzit vendas të kalojnë në bujqësi rezistente ndaj klimës, lokale, sociale dhe të qëndrueshme.
“Projektet agroekologjike japin një kontribut të madh për një sovranitet më të madh ushqimor”, tha Markus Allemann, drejtor i Swissaid.
Tutje në deklaratë thuhet se njohja e drithërave dhe perimeve lokale të përshtatura me kushtet klimatike është një element i rëndësishëm në përmirësimin e sigurisë ushqimore.
“Për fat të keq, kjo njohuri shpesh harrohet dhe shumë varietete autoktone që dikur konsumoheshin po zëvendësohen gradualisht me produkte të importuara. Për shembull, gruri po fiton terren në kurriz të melit në disa rajone të Afrikës”, thuhet ndër të tjera.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë Në komunën e Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo të Italisë u mbajt ceremonia e hapjes... -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit














