Futboll
Futbollisti 17-vjeçar shqiptar nënshkruan me Zurichun
Bledian Krasniqi ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste me Zurichun
Zurichu është shndërruar ‘në një klub’ të shqiptarëve, pasi në radhët e saj ka disa futbollistë shqiptarë, ku së fundi kishte nënshkruar edhe me Hekuran Kryeziun.
Ndërkohë, kontratën e parë profesioniste e ka nënshkruar Bledian Krasniqi, vetëm 17-vjeçar, shkruan faqja zyrtare e klubit, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare, pra deri në verën e vitit 2021.
Ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmposhat e ekipit, dhe tani është pjesë e skuadrës së parë.
Krasniqi kishte debutuar me ekipin e parë në mars të këtij viti në një ndeshje miqësore kundër FC Aarau. Ai kishte shënuar në debutim nga penalltia.
“FC Zurich uron Bledian Krasniqin për kontratën e tij të parë profesionale dhe i dëshiron atij sukses të vazhdueshëm”, thuhet në faqen zyrtare te FCZ.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se më 12 maj do të jetë...
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm për piano nga Kosti Deti
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut renditet si aeroporti më i pastërt në Evropë Dhjetë aeroportet më të pastra në botë...
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich