Futboll

Futbollisti gjerman sulmohet në Londër, e mbron Kolasinac

Video ka bërë bujë në rrjetet sociale, derisa boshnjaku shihet si ‘lufton pa frikë’

Futbollisti gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil e ka parë “tmerrin me sy” në Londër, teksa është sulmuar nga disa persona të armatosur me thika.

Ozil ishte në veturën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me mortor dhe nisën të kërcënojnë me thika, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Madje, ka qenë pikërisht boshnjaku Kolasinac që zgjodhi të përballet me hajdutët, duke dalë nga vetura dhe sulmuar ata derisa u larguan.

Video ka bërë bujë në rrjetet sociale, derisa boshnjaku shihet si ‘lufton pa frikë’, ndaj hajdutëve, përcjell albinfo.ch.

Nga ana tjetër, Ozil nxitoi të fshihej në një restorant turk që ndodhej aty pranë, deri në momentin që në vendngjarje erdhi policia.