Kultura
Gala operistike nën qiell të hapur me Saimir Pirgun në Winterthur
Koncerti "OpenAir" mbahet në një park të qytetit, ku Pirgu si solist do të interpretojë arie operistike i shoqëruar nga orkestra e njohur e Winterthur-it “Musikkollegium”, nën dirigjimin e Lorenzo Coladonato
Tenori shqiptar me famë botërore e ka të njohur mirë skenën operistike të Zvicrës.
Ai është familjarizuar prej kohësh sidomos me Cyrihun. Rreth 10 vite më parë ai ka luajtur në skenën e këtushme të operës rolin e Dukës së Mantovës në “Rigoletto-n“ e famshme të Verdit. Dhe para katër vitesh sërish në këtë shtëpi, Saimiri ka interpretuar po në “Rigoletto” sërish rolin e Dukës.
Para pak vitesh Pirgu kishte marrë pjesë me rolin kryesor, atë të Alfredos në një spektakël operistik të llojit të vet, në inskenimin e operës së njohur të Verdit “Traviata” të luajtur jo në skenë por në stacionin hekurudhor të Cyrihut, kishte shkruar albinfo.ch atëbotë.
Loja impresionuese që bartej nga hapësirat mes peronave të trenit, te shkallët elektrike të stacionit e gjetiu, ishte transmetuar drejtpërdrejtë nga televizionet zvicerane. Dhe kishte lënë mbresa të thella te një publik i gjerë, i cili në kushte normale, vështirë “e gjen rrugën” deri tek teatri i operës.
Ndërkaq, më 8 korrik tenori sigurisht më i madh që Shqipëria i ka dhënë botës është sërish në Zvicër, protagonist i një spektakli të llojit tjetër. Ai do të interpretojë në Winterthur të kantonit të Cyrihut një numër ariesh nga më të njohurat në literaturën muzikore të botës, shkruan albinfo.ch. Këtë do ta bëjë nën qiellin e hapur në një park të qytetit, i shoqëruar nga orkestra e njohur e Winterthur-it “Musikkollegium”, nën dirigjimin e Lorenzo Coladonato dhe nga kori alpha-cappella.
Pirgu do të interpretojë veç tjerash pjesët në vijim: Uverturën e operës “La gazza ladra” të Rossinit, arien e Edgardos nga “Lucia di Lammermoor” të Donizetit, uverturën e operës “Leichte Kavallerie” të Franz von Suppe, arien “La mia letizia infondere” të operës “I Lombardi alla prima crociata” të Verdit, uverturën nga opera “Nabuco” e Veridt etj.
Lidhur me detajet e koncertit dhe rezervimin e biletave mund të informoheni në linkun në vijim:
http://www.classicopenair.ch/operngala17
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













