Shkurt.ch
Garë e tensionuar në zgjedhjet kantonale në Valis
13 kandiatë dhe kandidate po zhvillojnë garë për pesë vendet sa ka ekzekutivi i kantonit, që është numri müë i madh i shënuar deri tash i garuesve
Sot, në Kantonin e Valisit në jugperëndim të Zvicrës, po zhvillohen zgjedhjet për qeverinë dhe parlamentin e kantonit. Një dyluftim i tensionuar po zhvillohet në garën për të zënë vend në ekzekutivin e kantonit. Këtij posti ja kanë mësyrë dy kandidatë nga e njëjta parti, CVP/PDC: Christian Darbellay, i njohur si deputet nacional dhe deri para një viti, kryetar i kësaj partie në nivel vendi dhe Nicolas Voide, i cili ka hyrë në listë të partisë tjetër, SVP/UDC, shkruan srf.ch.
13 kandiatë dhe kandidate po zhvillojnë garë për pesë vendet sa ka ekzekutivi i kantonit, që është numri müë i madh i shënuar deri tash i garuesve. Nisur nga ky numër i madh kandidatësh, vlerësohet se është pothuaj e pamundur që ndonjëri të sigurojë shumicën që në rundin e parë, transmeton albinfo.ch. Rundi i dytë mbahet më 19 mars.
Të lira janë dy vende në ekzekutiv: ministrat aktualë Jean-Michel ina dhe Maurice Tornay (të dytë nga CVP/PDC) nuk kandidojnë më.
Përveç duelit në CVP mes Darbellay dhe Voide, edhe në SP/PS kemi një dyluftim tüë ngjashëm, në mes të Esther Waeber-Kalbermatten dhe Stephane Rossini.
Krahas zgjedhjeve për qeverinë, ato po mbahen edhe për konstituimin e Parlamentit të Kantonit. Edhe këtu ka një numër rekord kandiatësh. Për 130 vendet në dispozicipn kandidaturat e tyre i kanë shpallur 279 veta.
Pjesa gjermanofone e Valisit, bazuar në zhvillimet negative demografike, ka të drejtë vetëm për 34 vende (4 më pak se deri tash) ndërsa pjesës frankofone i takojnë 96 vende.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















