Sport
Gashi në këmbë për 10 raunde, por gjyqtarët i japin fitoren Dereck Chisoras
Boksieri shqiptar, Senad Gashi, ka bërë një paraqitje të mirë, megjithatë, në fund është mundur nga boksieri i njohur, Dereck Chisora.
Gashi i ka bërë ballë Chisoras deri në fund të duelit prej 10 raundesh në kategorinë e peshave të rënda që u zhvillua në “O2 Arena” të Londrës, për të humbur me vendim të gjyqtarëve, përcjell albinfo.ch.
Në fund të meçit, të tre gjyqtarët vendosën në favor të boksierit britanik (100-90, 100-91, 99-91).
Gashi i ka fituar 15 nga 18 meçet e tij profesionale dhe të gjitha triumfet i ka arritur me nokaut.
Humbjet e mëparshme të tij ishin nga Carlos Takam (të cilin e ka mposhtur Chisora në vitin e kaluar) dhe Tom Schwarz (i cili përballet me Tyson Furyn gjatë verës që vjen).
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














