Sport
Gashi synon të luajë për kombëtaren e Zvicrës
24-vjeçari ishte pjesë e ekipit U-21 të helvetikëve në të kaluarën, por tash ai ka një dëshirë tjetër të jetë pjesë e kombëtares zvicerane
Mesfushori kosovar Shkëlzen Gashi synon të luajë me përfaqësuesen e Zvicrës.
Ghashi mund t’i bashkëngjitet në kombëtaren zvicerane Xherdan Shaqirit, Granitës Xhakës, Valon Behramit, Albert Bunjakut, Blerim Xhemajlit dhe Admir Mehmedit
24 vjeçari ishte pjesë e ekipit U-21 të helvetikëve në të kaluarën, por nga ajo kohë nuk kishte luajtur më për këtë ekip. Tash ai ka një dëshirë tjetër të jetë pjesë e kombëtares zvicerane.
“Synim imi është të luaj sërish për ekipin kombëtar. Unë kam zhvilluar shumë ndeshje me ekipin e të rinjve. Grasshoppersi megjithatë është prioritet imi. Dëshiroj ta jap kontributin posaçërisht për klubin dhe të luaj mirë, ndërsa të tjerat më pas vijnë vetvetiu”, theksoi 24 vjeçari për ueb faqen zvicerane sport.ch, transmeton Express.
“Kjo është një eksperiencë e veçantë dhe e rëndësishme për një lojtar, i cili nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë të luajë për përfaqësuesen. Mua më mbetet të jem i freskët dhe të mos e humbas kokën. Shpresoj të vazhdoj me formë të mirë”, tha Gashi.
Gashi ka nënshtetësi të dyfishtë. Edhe pse ka pasaportë të Kosovës, ai nuk mendon të luajë për vendlindjen e tij, së paku derisa kjo e fundit të pranohet në FIFA dhe UEFA.
“Jo, momentalisht Kosova nuk është në mendjen time, jam i fokusuar te Grasshoppersi. Nëse një ditë do të ndodhë pranimi i saj dhe ekipi kombëtar do të bashkohet, atëherë do ta shikoja mundësinë, por jo më herët”, ka thënë ai.
Gashi kishte një periudhë të gjatë lëndimi në fillim të sezonit, me çka edhe përfundoi në bankinë disa herë. Kurse, ndaj Baselit luajti për herë të parë nga minuta e parë. Tash ai ndihet mirë dhe është i gatshëm për lojë.
Pasi ndërroi shumë ekipe si Zurich, Schaffhausen, Bellinzona, Xamax e Aarau, Gashi thotë se ka fituar eksperiencë, edhe pse kaloi momente të mira dhe të këqija. Ai nuk e ka ndërmend të lëvizë nga ekipi aktual.
Gashi i ka falënderuar trajnerët me të cilët ka punuar deri tash, të cilët e kanë ndihmuar të arrijë deri këtu ku është sot, por nuk e harroi as familjen, e cila ka qenë përkrahje e vazhdueshme e tij gjatë karrierës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg











