Gruaja
Geri Ballo, e vetmja shqiptare nga Italia që garon për Parlamentin Europian
Gerarta Ballo, është një nga kandidatet që garon për zgjedhjet evropiane në jug të Italisë nën siglën e Partisë Demokratike.
Ajo është në listën e Kolegjit Zgjedhor të Italisë së Jugut ku janë përfshirë rajonet si Kalabria, Abruzzo, Molise, Basilicata, Puglia e Campania. Geri Ballo tregon për emisionin “Dritare me Rudinën” në Neës 24 se, sfidat dhe momenti i vështirë në të cilin ndodhet Evropa e bënë që të pranojë kandidaturën. Përmes emisionit, Ballo ka ftuar të gjithë shqiptarët që kanë shtetësinë italiane që ta votojnë në zgjedhjet e 26 majit, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi shumë shqiptarë që janë kandidatë në zgjedhjet bashkiake, që zhvillohen më 26 maj. Paralelisht më 26 maj votohet në Itali edhe për Parlamentin Evropian. Përsa i përket zgjedhjeve për Parlamentin Evropian unë jam e vetmja italo-shqiptare që kandidoj dhe në fakt është rasti i parë. Unë kandidoj në jugun e Italisë, ku zona elektorale përbëhet, nga 6 rajone: Abruco, Bazilikata, Kalabria, Kampania, Milize dhe Puglia. Është një zonë vërtet shumë e gjerë që ka 14 milionë banorë, dhe aty është zona ime elektorale. Është zona ku ne kemi komunat arbëreshe. Unë kam punuar me komunat arbëreshe, diasporën e hershme dhe të re, të italo-shqiptarëve që ardhur në vitet ’90 dhe për këtë arsye jam lidhur shumë me jugun e Italisë”, ka thënë ajo.
Qytetet në të cilat mund të votojnë për Ballon, janë Peskara, Kozenca, Napoli, Bari, Brindisi, Leçe, pra janë qytete ku ka mjaft italo-shqiptarë.
“Ata që kanë shtetësinë italiane, mund të votojnë drejtpërdrejt, ata që nuk e kanë, mund të bindin miqtë e tyre, mund t’i flasin për mua, eksperiencën tonë, të italo-shqiptarëve. Është një moment i vështirë për Evropën në përgjithësi, dhe me sfida të mëdha”, ka shtuar ajo.
Gjatë kësaj interviste, ajo ka treguar arsyet që e shtynë ta pranonte kandidaturën.
“Jemi përballë disa forcave politike që janë sipas meje shumë të rrezikshme, që propozojnë kthimin drejt nacionalizmit, mbyllje të shteteve të Bashkimit Evropian dhe ngritjen e mureve. Këto janë forca shumë të forta, që me populizmin e tyre kanë arritur, që një pjesë të opinionit publik ta bëjnë për vete, dhe t’u thonë që duhet ta shkatërrojnë BE-në. Ndaj dhe unë mendoj që italo-shqiptarët duhet ta ndiejnë veten të thirrur, që të kontribuojnë që kjo të mos ndodhë. Në radhë të parë për vetë diasporën tonë që është shembulli, që vendet evropiane duhet të ndërtojnë ura dhe jo mure. Vetëm me takimin mes kulturave, mes historive, popujve, mund të evoluojmë dhe të shkojmë përpara. Por edhe për vendin tonë, edhe për Shqipërinë sepse, nga pikëpamja strategjike, nëse vendet e BE-së, mbyllen në vetvete, dhe kthehen pas në procesin e integrimit, për vendin tonë nuk do të ketë një të ardhme, të procesit të integrimit. Dhe për shqiptarët e Italisë është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme, që vendi ynë të përparojë në rrugën e integrimit, është një sfide që duhet të na bëjë të gjithëve që ta ndiejmë veten të thirrur, që të kontribuojmë.”,- tha Geri Ballo për emisionin “Dritare me Rudinën”.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre















