Lajme
Germani Airways bllokon numrat e telefonit!
Redaksia e Albinfo.ch ka tentuar sot të bisedoj me këtë agjension, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Pas raportimit të djeshëm të Albinfo.ch, agjensioni Germani Airways ka bllokuar të gjithë numrat e telefonave. Redaksia e Albinfo.ch ka tentuar sot të bisedoj me këtë agjension, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. Numrat të cilët u bllokuan nga mashtruesit janë : +41615880330 dhe +41615881554. E gjitha çka mund të dëgjohet është një mesazh nga ofruesi i shërbimeve telefonike i cili thot se ky numër është bllokuar për arsye të veprimtarisë jo ligjore.
Të ju rikujtojmë se Germani Airways është agjensioni i regjistruar në shtetin Gjerman në emër të Sefa Tuncer i cili ka në pronësi edhe kompaninë Express Airways i cili në vitin 2015 së bashku me B.Rr dhe turkun tjetër S.Y. kishin lënë pa udhëtuar qindra pasagjerë. Albinfo.ch në vazhdimësi do të ju sjellë gjitha informatat sa i përket këtij grupi të cilët po mashtrojnë diasporën Kosovare !
Agjencioni në fjalë gjatë ditës së premte ka dërguar një e-mail redaksinë e platformës Albinfo.ch duke thënë se ndërprerja e numrave të telefonit të cilët albinfo.ch i ka publikuar, është një problem teknik që pritet të rregullohet së shpejti.
Por, mjafton të telefononi në numrin e kësaj agjencie 0615881554 dhe do të kuptoni që bllokimi i numrave nuk është problem teknik.
Redaksia ka provuar përsëri të kontaktoj me këtë agjeci dhe përsëri hasëm në mesazhin e njëjtë ku thuhej se ky numër është i bllokuar për shkak të aktiviteteve jo legale.
Numri i vetëm i cili funksionon ende është një numër në VIBER.
Ata tanimë kanë filluar edhe të anulojnë fluturimet, të cilat ishin paraparë që të realizoheshin nga fillimi i javës së ardhshme.
Ne ju ftojmë të gjithë ju që keni rënë pre e mashtrimeve të na kontaktoni përmes e-mail (arlindimeri@outlok.com) dhe të na dërgoni biletat e juaja apo çfarëdo dëshmie që posedoni lidhje me mashtrimet nga agjencitë e rrejshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg Fermeri Reto Meier e përplasi traktorin me një dërrasë, e cila e mbajti në livadh deri... -
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike -
A do t’ju ndihmojë ofrimi i një “tarife për gjetësit” të siguroni një apartament në Zvicër? -
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti -
Platforma e re zvicerane paralajmëron për rreziqet e pirjes së duhanit pasiv














