Lajme
Gërvalla: Diaspora, një urë lidhëse shumë e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve.
Gjatë takimit me ambasadorin zviceran, ministrja Gërvalla ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe se do të vazhdohet edhe më tej me kultivimin e tyre në shumë sfera.
Në këtë kontekst, Ministrja e Jashtme ka përmendur edhe rolin e diasporës shqiptare, e cila është një urë lidhëse shumë e rëndësishme ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij zviceran.
Gërvalla ka falënderuar ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që prej periudhës së paraluftës e në vazhdimësi.
Ministrja Gërvalla ka thënë se kjo situatë kërkon solidaritet, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike në mënyrë që Kosova, në një ta ardhme të afërt, të mund të sigurojë sasinë e vaksinave për të gjithë qytetarët.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dyqan pa qira për prodhuesit e Kosovës Digjitalizimi nuk është më veçse një fjalë trendi apo vizion që e aspirojnë shumë biznese të...
-
Saimir Pirgu shkëlqen në Operën e Cyrihut
-
Kongresi Panshqiptar Amerikan, kërkon ndihmë për sigurimin e vaksinave nga Departamenti i Shtetit
-
Austri: Të papunët do të marrin para shtesë deri në fund të qershorit
-
Austri
Mbi gjysma e mërgimtarëve në një autobus të ardhur nga Kosova në Austri, dalin pozitiv
Jeta në Zvicër
-
Friburg, Zvicër
35 vjeçari i pranuar në universitet nuk mori leje qëndrimi: I moshuar për të qenë student Gjykata tha se refuzimi i lejes në këtë rast shkel Kushtetutën Zvicerane, e cila ndalon çdo...
-
BAG raporton 2226 raste të reja me Covid
-
Politikanët zviceranë i bëjnë presion qeverisë për të krijuar pasaportë Covid-19
-
Bruksel: Vaksinat të jenë gati për verë
-
Gjeneva hap qendrën e vaksinimit për mbi 45-vjeçarët