Kosova
Gërvalla – Lajçakut: Kosova s’ka shtyrë asgjë, vetëm e kemi pauzuar vendimin
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri më 1 shtator vendimin për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime.
Gërvalla, përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se faktet mbeten fakte dhe se shtyrja e vendimit për reciprocitet do të zbatohet vetëm nëse hiqen barrikadat.
“Faktet mbeten fakte. Kosova ka rënë dakord me propozimin e SHBA-së dhe në përputhje me BE-në. Ne ramë dakord për një shtyrje deri më 1 shtator 2022, por vetëm nëse barrikadat hiqen deri më 1 gusht. Reciprociteti do të mbetet realitet, Kosova nuk ka “shtyrë” asgjë, rregullorja për letërnjoftimet ka hyrë në fuqi nga mesnata”, ka shkruar Gërvalla.
Facts remain facts: 🇽🇰 agreed to a 🇺🇸 proposal. in line with the 🇪🇺. We agreed on a pause until Sep 1, 2022 – but only if blockades are being removed by Aug 1. Reciprocity will remain the reality. 🇽🇰 has not "postponed" anything, ID card regulation has been enacted by midnight. pic.twitter.com/hfVUZUFwfq
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) July 31, 2022
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë












