Kosova
Gërvalla- Nussbaumer: Mërgata e Kosovës ka forcuar lidhjet me Zvicrën
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.
Në këtë takim u diskutua për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në fuqizimin e demokracisë, arsimit dhe investimet në kapacitetet humane, me theks të veçantë të të rinjve si dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kosovës që nga periudha e çlirimit deri në pavarësi, zhvillim dhe integrim.
Ajo vlerësoi kontributin e Zvicrës në Kosovë, duke përfshirë zhvillimin e demokracisë, arsimit profesional, qeverisjen lokale, projektet infrastrukturore në mbrojtje të mjedisit, ujësjellës, bujqësi dhe jo vetëm si dhe mbështetjen e vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Të dy palët tutje theksuan rëndësinë e mërgatës kosovare në Zvicër, duke folur për integrimin e saj të suksesshëm, fuqizimin ekonomik dhe rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve. Ministrja Gërvalla nënvizoi se mërgata është një urë e fortë bashkëpunimi dhe një aset i çmuar për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.
Gjatë takimit, ministrja Gërvalla paraqiti arritjet e Republikës së Kosovës në shumë fusha dhe shpalosi mundësitë e mëdha për investime në vend. Ajo theksoi se Kosova ofron një mjedis të favorshëm për biznes, me potencial të lartë te të rinjtë dhe një klimë investimesh tërheqëse, sidomos në fushën e energjisë së pastër.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












