Integrimi
Gëzim Ilazi, joformalisht në garë për Asamblenë e qytetit të Gjenevës
Ai bën pjesë në radhën e studentëve të dalluar të Universitetit Shtetëror të Gjenevës. Krahas studimeve në fushën e Drejtësisë, Gëzimi pasion e ka edhe politikën. Për dallim nga rivalët e tij politikë, ai ka një bagazh goxha të mirë në këtë fushë, ngase është pjesëmarrës në shumë debate e forume rinore të organizuara në komunën Vernier dhe jashtë saj.
Gëzimi falë punës së palodhshme dhe sistematike në qershorin e sivjetmë do t’i përfundojë studimet e nivelit Bachelor, në fushën e Drejtësisë, për të vazhduar menjëherë me ato të shkallës Master.
Ndërkaq dëshirën e kahershme për të qenë aktiv në politikë beson se do ta realizojë nëpërmjet Partisë Socialiste, nga e cila edhe është i nominuar për pozitën e asamblistit. Udhëheqësit e kësaj partie, duke njohur kapacitetet organizative dhe intelektuale të Gëzimit, atë e kanë vendosur si prijatar të listës së qytetit Vernier. Po ashtu elektorati i kësaj partie dhe militantët e saj janë tejet optimistë se Gëzimi me reputacionin e tij të panjollë do të shënojë fitore bindëse në këto zgjedhje. Ngjashëm mendon edhe vetë Gëzimi, i cili kësaj gare do t’i qaset pa zhurmë e publicitet. Ai në pamje i butë dhe jashtëzakonisht miqësor, është nga ata njerëz që mund të sjellin përmirësime të dukshme në të gjitha nivelet. Në momentin kur ta krijojë lidhjen e drejtpërdrejtë me Kuvendin e Bashkisë së këtij qyteti, me aftësi e guxim ai do t’i denoncojë dhe do t’i luftojë të gjitha parregullsitë dhe situatat problematike, të cilësuara si të dëmshme për qytetarinë. Mjafton që Gëzimin ta takosh vetëm një herë dhe të kuptosh se ai posedon pjekuri të duhur politike dhe, si i tillë, parezervë di ta mbrojë besimin e votuesve.
Një nga virtytet që e bëjnë akoma më të dashur e të dëshiruar nga gjithsecili janë: ndershmëria, respekti dhe mirësjellja. Këto cilësi që janë për t’u admiruar ai i shfaq kudo. Këtë edukatë të fituar nga familja e ka lëruar dhe përsosur edhe nga studimi i shumë materialeve me përmbajtje edukative. Këto dije të fituara Gëzimi po i zbaton vendosmërisht dhe me urtësi, duke dhënë kontribut të çmuar në shumë fusha. Qysh si fëmijë spikati me talentin e tij të rrallë në vallëzim dhe në art skenik. Këtë dukuri të lindur Gëzimi po e manifeston edhe sot me plot sukses në ansamblin e këngëve dhe të valleve “GËZUAR” të Gjenevës. Ai dhe motra e tij Kaltërina, studente e vitit të tretë të Fakultetit të Mjekësisë, këtu në Gjenevë, konsiderohen si kryeprotagonistë të ansamblit ”GËZUAR”. Ndërkaq njohuritë teorike të fituara në legjislacion dhe jurisprudencë Gëzimi po i praktikon duke kryer vullnetarisht funksionin e sekretarit në Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” të Gjenevës.
Që nga ardhja e tij në këtë pozitë organizimi administrativ ka shënuar reformim të përgjithshëm dhe është vënë në rrugë të stabilizimit dhe të përsosjes së mëtutjeshme. Këtë e vërteton edhe hartimi me përpikëri e profesionalizëm i projekteve dhe programeve të shumta ndërkulturore, me të cilat synohet bashkëpunimi i ndërsjellë dhe njohja me kulturat e të gjitha komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në kantonin e Gjenevës.
Kjo ndihmë dhe përkrahje e pakursyer nga ana e këtij të riu në formim e sipër aq sa na bënë krenarë, aq edhe na obligon që më 19 prill të këtij viti të mos qëndrojmë indiferent, por t’i themi PO kësaj kandidature të qëlluar e plotësisht të besueshme, e cila vije në kohën më të përshtatshme. Me realizimin e kësaj aspirate më së tepërmi fiton qytetari dhe Asambleja e qytetit Vernier, pastaj edhe vetë Gëzimi, parimor e me prirje për ndryshime pozitive në favor të qytetarëve.
Ai me përvojën e fituar dhe me vizonin e tij krejtësisht të qartë do t’i hapë vetes udhë për të konkurruar në një të ardhme jo të largët edhe në organet ekzekutive të Kantonit të Gjenevës, e mbase edhe në ato të Konfederatës zvicerane.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?











