Maqedonia
Gjashtë vite nga aksioni policor për rastin “Monstra”
Dyshimet për veprimet e policisë mbeten akoma të pa zbardhura ashtu si edhe vetë rasti i cili akoma nuk ka epilog gjyqësorë. Aksioni policor i 1 majit të vitit 2012 dëshmoi veprimet e policisë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut. Si fillim të dyshuarit u arrestuan në mënyrën më brutale të mundshme, ndërsa përveç arrestimit të femrave jashtë dispozitave ligjore, policia terrorizoi familjet dhe fëmijët.
Si të dyshuar për procedurën gjyqësore, por autorët e vërtetë sipas policisë, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës u arrestuan: Agim Ismailoviq, Sami Luta, Haki Aziri, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdii. Gjatë aksionit policor por edhe sot e kësaj dite në arrati u ndodhën Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri. 30 qershor 2014. Gjykata Themelore Shkupi 1 solli vendimin: Gjashtë shqiptarë dënohen me burg të përjetshëm, nën akuzën se kanë kryer vepër penale, terrorizëm. Përveç Rami Sejdiit që u lirua nga akuza, me burgim të përjetshëm u dënuan: Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç, u dënuan në mungesë. Të dënuarit ankimuan vendimin e Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit konfirmoi dënimin me burg të përjetshëm për 6 persona. Pas adresimit të lëndës në Gjykatën Supreme dhe pas kërkesës së ish ushtrueses së detyrës, Kryeprokurore, Liljana Spasova, Supremja mori shqyrtimin e vendimit gjyqësorë nga shkalla e parë.
Pa dallim nëse faktet e reja do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë ose jo në këtë vepër penale, mua kornizat ligjore më detyrojnë të kërkojë nga gjykata Supreme të sigurojë faktet, e posaçërisht gjykatën Supreme si gjykata më e lartë e kushtëzon në vendime gjyqësore ligjore dhe të bazuara në fakte – pati deklaruar Liljana Spasovska, Prokurore.
Familjarët mirëpritën kërkesën e Prokurores Spasovska.
Ishte koha e fundit që Prokuroria e përgjithshme të jep një mendim dhe të mendoj ligjërisht. Mendoj se janë kthjellur dhe do të ketë përgjegjësi. Vendimi i sotëm i Prokurorisë nuk ishte në favorin tonë por në favorin e drejtësisë – u shpreh Bedri Ajdari, Familjar i të dënuarve.
Më, 24 nëntor, Gjykata Supreme vendos për kthimin e rastit “Monstra” në rigjykim. Procesi tani ka filluar nën përfaqësimin e akuzës nga Prokuroria Speciale, por në mungesë të Afrim Ismailoviq dhe Alil Demirit. Specialja, teorinë e rastit “Monstra” do ta shtroj si akuzë duke u bazuar në telefonatat e përgjuara. Seanca për fjalë hyrëse do të vazhdojë më 15 maj.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg












