Shkurt.ch
Gjendet e vdekur pranë foshnjës së saj 7-muajshe
Një grua 30-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj të hënën. Shoku i saj është duke u kërkuar nga policia
Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në fund të shtatorit 2016 në Yverdon, një dramë e re tronditi qendrën e qytetit këtë të hënë. Një grua 30-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj nga një i afërm. Ky i fundit thirri policinë në orën 14:40, pasi që kishte zbuluar skenën e tmerrshme. Afër viktimës ishte foshnja e saj 7-muajshe, e cila ishte e padëmtuar.
Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, policia kantonale thotë se “në këtë fazë të hetimit nuk mund të shprehen rreth rrethanave apo shkakut të saktë të vdekjes”. Ajo gjithashtu thekson se “në mënyrë aktive ata janë duke kërkuar “shokun” e gruas së re. Fëmija i saj është marrë nën kujdes.
Një hetim penal është hapur nga prokurori i shërbimit. Hetimet janë kryer nga hetuesit policorë të sigurisë dhe specialistët e Brigadës së Policisë Shkencore në bashkëpunim me Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













