Kosova

Gjendet zvicerania në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër e cila kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë është raportuar e zhdukur nga babai i saj, që nga dita e mërkure.

“Ankuesi mashkull shtetas i Zvicrës ka raportuar se vajza e tij viktima femër shtetase e Zvicrës ka vizituar Kosovën dhe që nga data 03.10.2018 në orën 18:00 ka humbur kontaktin me të”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Sipas policisë, njësia përkatëse policore ka arritur të gjejë viktimën, e cila është dërguar në QKUK, për të vazhduar pastaj me procedurat e mëtejme.

Nuk bëhet e ditur identiteti i saj, dhe nëse vajza është shqiptare dhe ka nënshtetësi zvicerane.