Shqipëria
Gjendja e ujërave në Shqipëri, vendet ku nuk preferohet larja
Ujërat e brigjeve ku do të lahen pushuesit këtë sezon turistik në Shqipëri marrin një vlerësim pozitiv për cilësinë.
Agjencia Europiane e Mjedisit i njeh Shqipërisë përmirësimin e madh të bërë përgjatë viteve të fundit.
Nëse në vitin 2015, 39.1% e pikave të monitoruara konsideroheshin me cilësi të dobët, sot vetëm 6.7% nuk e kalojnë klasën, falë ndërtimit të pesë impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Në hartën ku përmblidhen gjetjet e raportit, zonat me ngjyrë të kuqe, që nuk këshillohet të lahesh gjenden pranë zonës së Portit në Durrës, në plazhin e vjetër pranë Portit të Vlorës dhe në liqenin e Ohrit pranë qytetit të Pogradecit.
Zona e Golemit, plazhi i Darëzezës dhe Saranda kanë pasur përmirësimin më të madh në cilësi vitet e fundit, ndërsa kryesisht riviera e Jugut, Shëngjini dhe Velipoja vazhdojnë të marrin vlerësim maksimal.
Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson gjithsesi se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ujërave.
Kjo pasi në Bashkimin Europian vetëm 1.6% e zonave marrin një notë ngelëse, ndërsa në shtetet rivale në turizëm si Greqia dhe Kroacia, nuk ka asnjë plazh të ndotur dhe mbi 95% marrin notën maksimale.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve











