Lajme
Gjenevë: Mijëra persona marshuan për të drejtat e komunitetit LGBTI
Rreth 35 mijë njerëz dolën në rrugë gjatë ditës së sotme në paradën e LGBTI-së, shkruan swissinfo.ch.
Marshuesit bënë thirrje për t’i dhënë fund diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe kërkuan të drejta të barabarta për të gjithë, përcjell albinfo.ch. Kjo ngjarje shënohet çdo vit nëpër kantone të ndryshme: hera e fundit kur ishte mbajtur në Gjenevë, ishte në vitin 2011.
Ngjarja e këtij viti po ashtu shënon 50 vjetorin e kryengritjes së Stonewall në New York, që konsiderohet një pikë kthese në lëvizjen moderne për të drejtat e homoseksualëve.
Kryebashkiakja e Gjenevës, Sandrine Salerno, shprehu mirënjohje për burrat dhe gratë që luftuan për të drejta të barabarta tash e 50 vjet. “Do ketë edhe ‘luftëra’ tjera, por ne do të angazhohemi që t’i fitojmë ato”, citohet të ketë thënë ajo.
Pjesëmarrësit marshuan nëpër qendrën e qytetit nga Palais Wilson nëpër urën Mont Blanc deri te Parc des Bastions, nën shoqërinë e muzikantëve.
Përndryshe, javët e fundit, parada të ngjashme janë mbajtur nëpër vende të ndryshme të botës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit