Lajme
Gjenevë: Një grup francez i dyshuar për mashtrime me policë dhe bankierë të rremë
Prokuroria Publike e Gjenevës ka dërguar një kërkesë urgjente për ndihmë juridike ndërkombëtare te autoritetet franceze lidhur me disa shtetas francezë të dyshuar për një seri mashtrimesh. Ata akuzohen për paraqitjen si policë ose bankierë të rremë, duke goditur rreth njëqind viktima në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Arrestimet u kryen pas kësaj kërkese për ndihmë, njoftoi Prokuroria Publike të martën, duke konfirmuar informacionin e publikuar nga disa media. Të dyshuarit përballen me akuza për “mashtrim profesional” dhe “përdorim mashtrues të kompjuterit për qëllime profesionale”.
Dëmet e shkaktuara arrijnë në 1.5 milionë franga zvicerane. Më shumë se njëqind viktima janë identifikuar deri tani, dhe janë nisur procedurat penale.
Rreth tre milionë franga
Sipas gazetës franceze Le Parisien, rreth njëqind persona në Gjenevë kanë rënë viktima të këtij lloji mashtrimesh midis tetorit 2023 dhe korrikut 2025. Një familje franceze dyshohet se ka organizuar këto mashtrime.
Të tre të dyshuarit, të cilët u morën në paraburgim në Francë dhe më pas u liruan në fillim të nëntorit, dyshohet se kanë përfituar më shumë se 2.7 milionë franga duke mashtruar 138 persona “në zonën e Gjenevës”, sipas mediave.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












