Bota
Gjermanët po i hedhin në mbeturina veturat e tyre dizelë (VIDEO)
Për shkak të ndalimit të përdorimit të automjeteve me motorë dizelë, pronarët e automjeteve me naftë në qytetet kryesore gjermane po bëjnë përpjekje se si të shpëtojnë prej tyre, përcjell albinfo.ch.
Deponitë janë të mbushura me makina normale. Të gjitha automjetet janë rreth 10 vjeç, disa janë me rreth 100 mijë kilometra. Sipas ligjeve në Gjermani, ato duhet të hiqen sepse nuk kanë të drejtë të lëvizin nëpër qytete të mëdha. Arsyeja është se ata nuk i përgjigjen risive të reja ekologjike të paraqitura gjatë vitit të kaluar.
“Shumica e automjeteve të hedhura nuk janë as dhjetë vjet të vjetra. Midis tyre janë automjetet e markave Audi, BMW, Volkswagen dhe problemi është që pronarët e tyre duhet t’i heqin ato, sepse nuk ka kërkesa për tregun sekondar dhe përdorimi në qytetet e mëdha është i ndaluar. Kjo është arsyeja pse hedhja e tyre në mbeturina është mënyra më e lehtë për të marrë të paktën disa para”, thuhet në një raport për automjetet me naftë në Gjermani.
Shumë vende, veçanërisht nga Evropa Lindore, shpresonin që disa nga këto automjete mund të përfitojnë prej tyre dhe t’i sillnin ato. Kjo vlen edhe për Rusinë si një vend ku motorët me naftë gjermane janë veçanërisht të kërkuar.
Megjithatë, problemi është se kompanitë që kryejnë këtë aktivitet janë plot me makina. Kjo është arsyeja pse shumë gjermanë vendosin të shkatërrojnë makinat drejtpërdrejt nëpër deponi.
https://www.youtube.com/watch?v=2kWQdAsgmuo
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












