Bota
Gjermani: 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër
Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta.
Synimi është që të mbrohen nga varfëria familjet me të ardhura të pakta, tha ministri i Punës Hubertus Heil para Bundestagut. Ai e pati paraqitur projektligjin së bashku me ministren e Familjes, Franziska Giffey.
Të drejtë të marrin subvencionin e ri për fëmijët kanë familje, në të cilat të ardhurat e prindërve vërtet mbulojnë nevojën minimale vetjake, por jo atë të fëmijëve. Që në 1 korrik, subvencioni do të rritet nga 170 euro aktualisht, në 185 euro, shkruan dw, përcjell albinfo.ch
Ministri i Punës Heil tha se nga shërbimet do të përfitojnë para së gjithash nënat dhe baballarët në familjet me një prind. Ligji parashikon subvencione më të mëdha për ata me të ardhura të ulëta, familjet me një prind dhe familjet të cilat varen nga ndihma Hartz IV.
Kështu është parashikuar që subvencioni për fëmijët të rritet me 15 euro në muaj.
Fëmijët në nevojë, për vitin e ardhshëm shkollor do ta marrin falas ushqimin e shkollës dhe biletën mujore për autobusët e shkollave. Për materialet e shkollës do të jepen 150 euro në vend të 100 eurove. Do të jenë gjithsej katër milionë fëmijë që do të përfitojnë nga shtimi i shërbimeve. Për “Ligjin e fortë për familjen”, qeveria do të shpenzojë në legjislaturën në vazhdim 1,3 miliardë euro. Sipas mendimit të opozitës, ligji është i drejtë, por nuk shkon aq sa duhet larg.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












