Uncategorized
Gjermani: 14 mijë emigrantë hynë ilegalisht me trena e autobusë
Gjermania rezulton të ketë shtuar deportimet, e po dërgon sinjale të qarta se koha e mikpritjes krahëhapur për emigrantët ka “perënduar”. Por, kjo duket nuk po e frenon dëshirën e atyre që e shohin ekonominë e fuqishme europiane si “tokën e premtuar”.
Policia federale gjermane raportohet të ketë ndaluar me mijëra emigrantë, në përpjekje e sipër për të hyrë ilegalisht në vend me autobusë apo trena. Pjesa më e madhe e tyre kishin kaluar nga Austria fqinje.
Numri i personave të ndaluar ilegalisht në vend me këto mjete transporti gjatë vitit 2018 llogaritet të jetë mbi 14 mijë. Një dokument policor për qarkullim të brendshëm, i cili ra në duart e gazetës rajonale “Rheinische Post” tregon se rreth 8.000 emigrantë hynë në Gjermani me autobusë dhe 6.000 të tjerë me tren, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Ata vinin kryesisht nga Afghanistani, Nigeria, Iraku, Siria dhe Turqia. Kjo situatë krijohet në kohën kur kontrolli i pasaportave në autobus mund të vështirësohet edhe më shumë, pasi Gjykata Europiane e Drejtësisë doli me vendimin se anëtarësimi i Gjermanisë në zonën e “Schengen”-it ua ndalon kompanive të udhëtimit me autobus verifikimin e dokumenteve të identitetit të pasagjerëve.
Një kompani gjermane dhe një spanjolle patën ndërmarrë veprime ligjore kundër rregullores gjermane që ua dikton kontrollin e pasaportave dhe lejeve të qëndrimit përpara kalimit të kufirit.
E-Diaspora
-
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion “Do të sigurohemi që FMX të mbetet konferenca kryesore në botë për gjeneratën e ardhshme të... -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane zbulon zyrtarët me “superfuqi” për njohjen e fytyrave Policia e Bernës ka identifikuar rreth 30 zyrtarë me aftësi të jashtëzakonshme për njohjen dhe memorimin... -
Buxheti rekord i BE-së -
Portieri i Kosovës konfirmon largimin nga skuadra italiane -
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027















