Lajme
Gjermani: Frikë për mungesë të stafit mjekësor
Kancelarja Angela Merkel po kërkon frenime të reja drastike, duke përfshirë mbyllje të reja, mes frikës për ndikimin e ringjalljes së koronavirusit.
Kancelarja po zhvillon bisedime të krizës me udhëheqësit rajonalë të Gjermanisë për të ndaluar infeksionet e koronavirusit dhe për të shpëtuar sezonin e festave të Krishtlindjeve.
Gjermania ka pasur 449,275 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, me 14,964 infeksione të reja brenda 24 orëve të raportuara të mërkurën.
Një total prej 10,098 njerëz kanë vdekur deri më tani, sipas shifrave të RKI. Numri i pacientëve Covid-19 në kujdes intensiv ndërkohë është rritur në 1,470 deri të martën. Ndërsa, nuk ka mungesë të shtretërve spitalorë ose ventilatorëve për momentin, por “problemi shumë më i madh” është mungesa e stafit mjekësor për të përballuar një rritje të mundshme të pacientëve të kujdesit intensiv, Uwe Janssens i Shoqatës Gjermane Ndërdisiplinare për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë e Urgjencës ( DIVI) i tha grupit mediatik Funke.
Shkencëtarët nga Akademia Leopoldina e Gjermanisë lëshuan një deklaratë me ekspertë të tjerë të martën, duke rekomanduar “një ulje drastike të kontakteve” nëse pandemia do të vihet nën kontroll.
Gjermanët gjithashtu duhet të mbajnë parasysh udhëzimet për veshjen e maskave, distancimin shoqëror, larjen e duarve dhe ajrosjen e dhomave, shtuan ata.
Kufizimet e propozuara për të hyrë në fuqi nga 4 nëntor deri në fund të muajit do të kufizojnë kontaktin në natyrë me njerëzit nga dy familje, sipas një drafti të masave të planifikuara. Shkollat, kopshtet ditore dhe dyqanet do të qëndrojnë të hapura, por hotelet do të lejohen të ofrojnë qëndrim gjatë natës vetëm për “qëllime të domosdoshme dhe shprehimisht joturistike”.
Baret, kafenetë, restorantet duhet të mbyllen. Qëllimi është të vihet nën kontroll vrulli i infeksionit, “në mënyrë që të mos ketë kufizime të gjera gjatë periudhës së Krishtlindjes”, sipas projekt-dokumentit.
Sipas sistemit federal, shtetet individuale kanë fjalën e fundit mbi kufizimet që duhet të vendosin, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj















