Lajme

Mjeku shqiptar që trajton pacientët me Covid, në Gjermani

Pezullimi i ‘AstraZeneca’, mjeku Elmazi: Nuk ka të dhëna për kombinimin e vaksinave

Mjeku shqiptar, Besmir Elmazi, punon në repartin e terapisë intensive për pacientët me Covid-19 në spitalin “St Johanes” të qytetit të Duisburg-ut, transmeton albinfo.ch.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania, dr. Elmazi flet rreth situatës së pandemisë dhe bazës shkencore mbi të cilat u pezullua vaksinimi me “AstraZeneca”.

“Nga e hëna kemi një lehtësim të masave të lockdown-it, ku u lejua të takohen më shumë se dy familje dhe u hapën një pjesë e bizneseve. Jeta filloi disi të gjallërohej, por kjo pati dhe pasojat e veta, pasi numrat e infektimeve u rritën”, – tregon ai.

Përsa i përket vaksinës AstraZeneca, mjeku u shpreh se ende është në proces verifikimi, por gjithashtu ai tregon simptomat që mund të kenë pacientët ndaj të cilëve kjo vaksinë nuk reagon mirë: “Vaksinimi po ecën mirë, por sërish mbetet i ulët, numri total është 9 milion balorë nga 34 milionë banorë që ka Gjermania. Vaksina u pezullua sepse nga mbledhja dolën në përfundim se u raportuan 7 ditore. Këto persona kanë shfaqur dhimbje koke të vazhdueshme nga 4 deri në 16 ditë pas vaksinës AstraZenica. Gjithashtu mes kësaj periudhe mund të ketë dhe gjakderdhje të lehta, ndaj nëse kanë këto shenja duhet patjetër të konsultohen me mjekun. Këto janë raste shumë të rralla, por pasojat mund të jenë të rënda. Pritet vendimi pasi të bëhet vlerësimi nga agjensia e barnave, por ende nuk ka të dhëna në dispozicion për kombinimin e vaksinave të ndryshme që mund të zëvëndësojnë AstraZenica për të gjithë ata që tashmë e kanë marrë dozën e parë”, shprehet mjeku Elmazi për “EuroNews Albania”

Për më shumë:

KUSH ËSHTË DOKTOR BESMIR ELMAZI:

Doktor Besmir Elmazi është nga Prespa e Maqedonisë së Veriut, ka mbaruar studimet e mjekësisë së përgjithshëm në Universitetin e Tiranës. Që prejvitit 2014 jeton dhe punon në Gjermani ku bën specializimin për mjekësi interne, kardiologji dhe mjekësi intensive. Aktualisht punon në Helios Klinikum në Duisburg, në rrjetin më të madh të spitaleve në Europë (Helios Kliniken). Është anëtar i shoqatës së Mjekëve Interne dhe Kardiologë në Gjermani, një nga Drejtuesit e Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani për Landin e Nordrhein-Ëestfalen. Është i martuar, ka dy djem Joneli ( 4vjeç) dhe Arjeni (2,5 vjeç).