Lajme
Gjermani: Për 6 muaj, vetëm 4801 viza për punëtorët nga Ballkani
Ndërkaq, në vitin e kaluar po kjo ministri kishte dhënë 27.225 viza pune në bazë të të ashtuquajturës skemë të Ballkanit Perëndimor
Minitria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë në gjysmën e parë të vitit 2020 ka lëshuar vetëm 4,801 viza për punëtorët nga Ballkani Perëndimor. Kjo del nga një përmbledhje aktuale e Ministrisë së Jashtme, për të cilën raporton “Rheinische Post”, shkruan agjencia e lajmeve dts.
Ndërkaq, në vitin e kaluar po kjo ministri kishte dhënë 27.225 viza pune në bazë të të ashtuquajturës skemë të Ballkanit Perëndimor për punëtorët nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, transmeton albinfo.ch.
Numri i ulët i vizave në vitin aktual vjen si pasojë e kufizimeve të udhëtimit, ndalimeve të fluturimit dhe kufizimeve të tjera në jetën publike në vendet e origjinës për shkak të krizës me koronavirusin. Prandaj, misionet diplomatike gjermane në të shumtën e kohës kanë mundur të punojnë vetëm në një masë të kufizuar ose vetëm për operacionet emergjente, thuhet në shpjegimin nga ministria në fjalë.
Por, në anën tjetër, sa i përket Agjencisë Federale të Punësimit (BA), puna me vizat nuk ishte e pasuksesshme. Midis janarit dhe qershorit, ajo tashmë ka dhënë tashmë pëlqimin e saj për të punësuar punëtorë nga Ballkani Perëndimor në 20.693 raste, përcjell albinfo.ch. Shumica e tyre, 4.731, ishin punëtorë nga Kosova, të ndjekur nga Maqedonia e Veriut (4,716) dhe Bosnja dhe Hercegovina (4,604).
Shumica e lejeve të dhëna për punësim nga ana e BA, 5,548, ishin për punëtorët e ndërtimit. Numri i lejeve, sipas agjencisë së punësimit, sigurisht ka rënë ndjeshëm që nga muaji prill për shkak të krizës së koronavirusit.
Në vitin 2019 në tërësi, ajo kishte aprovuar 62.334 vende pune për njerëzit nga Ballkani Perëndimor. Mirëpo duhet sqaruar me këtë rast se miratimi nga BA nuk bën të barazohet me lëshimin e një vize pune. Këtë të fundit, autoritetet gjermane të vizave mund ta refuzojnë për arsye të ndryshme edhe në rastet kur BA ka dhënë pëlqimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali Raportohet se Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një...
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
-
8 filma nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantohen në Festivalin e Filmit “goEast” 2024
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore Moti aktual kërkon goma dimërore. Prandaj, drejtuesit e mjeteve që kanë vendosur tashmë goma verore duhet...
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër