Lajme
Gjermani: Rreth 200 policë nën hetim për ekstremizëm të djathtë ose teori konspirative
Të paktën 193 oficerë policie në Gjermani janë aktualisht nën hetim apo procedura disiplinore për dyshime lidhur me ekstremizmin e djathtë apo ideologji konspirative, sipas një raportimi të përbashkët nga revista Stern dhe transmetuesi RTL. Transmeton albinfo.ch.
Raporti, i bazuar në informacionet e mbledhura nga ministritë e Brendshme të të gjitha 16 landeve federale, tregon se çështjet janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë mes shteteve. Nordrhein-Westfalen dhe Berlini raportojnë secili rreth 80 raste, megjithëse autoritetet nuk kanë qenë gjithmonë në gjendje t’i kategorizojnë qartë si çështje të ekstremizmit të djathtë apo të majtë.
Që nga viti 2020, janë regjistruar mbi 571 procedura disiplinore ndaj oficerëve për dyshime për përfshirje në ideologji ekstreme. Rritja e shqetësimeve për radikalizimin brenda radhëve të forcave të rendit ka nxitur thirrje për kontrolle më të rrepta në rekrutimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e policisë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











