Lajme
Gjermani: Shpërthim në një park industrial të kompanive kimike
Një shpërthim në një park industrial të kompanive kimike ka tronditur qytetin gjerman të Leverkusenit të martën, duke dërguar një shtëllungë të madhe të zezë tymi në ajër.
Zyra Federale për Mbrojtje Civile dhe Asistencë në Fatkeqësi e Gjermanisë e ka klasifikuar shpërthimin si një “kërcënim ekstrem” dhe ka kërkuar nga banorët të qëndrojnë brenda dhe t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura, ka raportuar agjencia gjermane e lajmeve “Dpa”.
Operatorët në “Chempark” në Leverkusen thanë se shkaktari i shpërthimit mbetet i paqartë.
Ata thanë në “Twitter” se zjarrfikës dhe kamionë për detektimin e ndotjes janë në vend të ngjarjes.
Policia ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion mbi shkaktarin ose madhësinë e shpërthimit. Ata kërkuan nga të gjithë banorët që të qëndrojnë brenda dhe paralajmëruan të tjerët jashtë Leverkusenit të shmangin këtë rajon.
Situata në Leverkusen-Wiesdorf aktualisht është e paqartë, ka thënë Policia.
“Janë disa të lënduar”.
Ata kanë mbyllur edhe disa autostrada të mëdha./WP
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













