Lajme
Gjermani: Shqiptari 14 herë goditi me thikë gjermanen
Kishte kohë të gjatë që shqiptarit i ishte ndaluar të afrohej në banesën e një gruaje gjermane, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike, transmeton albinfo.ch.
Raportohet se pas lirimit nga burgu, përndjekësi A.H. i moshës 39 vjeç, sulmoi një grua me shtetësi gjermane, duke goditur viktimën 14 herë me thikë, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se gjykimi për tentativë vrasjeje në Gjykatën e Qarkut të Mynihut I. Burri nga Shqipëria takoi viktimën e tij të mëvonshme në vitin 2019. “Më erdhi keq për të. Ai nuk kishte banesë, e mora me vete”, tha në gjykatë nëna e një vajze 10-vjeçare. Ajo e ndihmoi Alban H. ku mundi dhe madje u dashurua me të, thuhet tutje në rastin e tyre.
Në raportin e gjykatës tregohet se kur ai filloi të pinte dhe ta godiste, nëna (43) ndërmori një ndalim kontakti për A.H. Më pas ai filloi të pinte, u bë i dhunshëm, edhe përballë vajzës. Gruaja e moshës 43 vjeç ishte ankuar në organet e forcës së gjermane edhe dy herë ndalim kontakti. Duke qenë se A.H. nuk e respektoi, në muajin dhjetor 2020 ai u burgos dhe kaloi tre muaj pas hekurave.
Ndërkohë, pasi u lirua më 10 mars – vetëm pak ditë më vonë, A.H. asaj i bëri pritë.
“Mos bëj tani ndonjë marrëzi”, mësohet të ketë thënë ajo. Më pas, sipas prokurorisë, H. ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur “gjashtë herë fort në zonën e kokës dhe qafës”. Një kalimtar ka ndërhyrë – por A.H. sërish e ka goditur me thikë tri herë në gjoks dhe në stomak.
Raporti i shëndetësisë tregon se viktima ka pësuar gjithsej 14 plagë me thikë dhe është dashur të operohet urgjentisht.
Avokatët e tij mbrojtës, Christina Keil, dhe Jürgen Hadinger thanë se klienti i tyre mohoi të kishte kryer krimin. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër











