Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermani: Trajnohen qentë për të identifikuar njerëzit me koronavirus
Studimi u zhvillua në bashkëpunim me forcat e armatosura gjermane, Shkollën e Mjekësisë në Hannover dhe Qendrën Mjekësore Universitare në Hamburg
Qentë me pak ditë të trajnimit, kanë aftësi për të identifikuar njerëzit e infektuar me koronavirus, sipas studimit të një universiteti veterinar në Gjermani.
Tetë qenë të ushtrisë gjermane u trajnuan për vetëm 1 javë dhe ishin të aftë për të identifikuar virusin me një normë të saktësisë prej 94%, sipas një projekti pilot të drejtuar nga Universiteti Veterniar në Hannover.
Hulumtuesit sfiduan qentë për të nuhatur Covid-10 në pështymën e më shumë se 1,000 personave të shëndetshëm dhe të infektuar.
“Ne mendojmë që kjo funksionon për shkak se proceset metabolike në trupin e një pacientëi të sëmurë janë tërësisht të ndryshuara. Ne mendojmë se qentë kanë aftësi për të identifikuar erën specifike”, ka theksuar Maren von Koeckritz-Blickwede, profesore e universitetit, transmeton Scan.
Qentë, që kanë nuhatje 1000 herë më të ndjeshme se njerëzit, mund të përdoren për të identifikuar infeksionet në vende si aeroporte, kufijtë tokësorë apo evente sportive, përcjell albinfo.ch.
Studimi u zhvillua në bashkëpunim me forcat e armatosura gjermane, Shkollën e Mjekësisë në Hannover dhe Qendrën Mjekësore Universitare në Hamburg. Hulumtuesit thanë se hapi i radhës do të jetë trajnimi i qenve që të bëjnë dallimin mes provave me Covid-19 dhe ato me sëmundje të tjera si gripi i zakonshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë














