Lajme
Gjermani: Zgjedhjet në lindje, shuplakë për qeverinë e koalicionit
Ishin vetëm dy lande federale nga gjithsej 16 lande, ku më 1 shtator u zgjodh një parlament i ri i landit. Ishin vetë 5 milionë votues nga më shumë se 61 milionë persona me të drejtë vote në të gjithë Gjermaninë. E megjithatë zgjedhjet në landet Saksoni dhe Tyringi kanë shumë më tepër rëndësi se ajo rajonale. Nga njëra anë, sepse për herë të parë në zgjedhjet një parti e ekstremit të djathtë si AfD, Alternativa për Gjermaninë fitoi më shumë se një çerekun e votave. Nga ana tjetër se partitë që formojnë qeverinë në Berlin asnjëherë nuk kanë marrë së bashku një rezultat të dobët elektoral.
Si në Saksoni edhe në Tyringi partia e provuar si ektremiste e djathtë, AfD mori më shumë sy dyfishin e votave te SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP të marrë së bashku. Rezultatet e tyre janë njëshifrore dhe tek Të Gjelbrit apo FDP madje nuk mjaftojnë për të hyrë në parlamentet e landeve Saksoni dhe Tyringi. Edhe Partia Socialdemokrate, SPD sipas sondazheve parazgjedhore madje rrezikonte të mos hynte në parlament, por në fund socialdemokratët shpëtuan nga ky dështim i plotë. Katër nga pesë gjermanë janë të pakënaqur me punën e qeverisë dhe kjo prej muajsh. Në trendin e Gjermanisë që publikon televizioni ARD kancelari Scholz dhe ministrat e tij marrin nota të dobta./DW
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













