Lajme
Gjermani, zgjidhet ministrja e parë afro-gjermane
Në Gjermani është zgjedhur për herë të parë një ministre me origjinë nga Afrika. 29-vjeçarja Aminata Touré e Partisë ekologjiste, për katër vjetët e ardhshme do të jetë ministre për Çështje Sociale në landin gjermano-verior, Schleswig-Holstein, me rreth tre milionë banorë, përcjell albinfo.ch.
“Çfarë nderi. Nga sot jam Ministre për Çështjet Sociale, Rininë, Familjen, të Moshuarit, Integrimin dhe Barazinë në Schleswig-Holstein. Jam e lumtur që jam pjesë e Kabinetit II të Daniel Günther. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje dhe me gëzim”, shkroi Toure në Twitter.
Por që tani në mediat sociale kanë filluar kritikat, jo vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës, por edhe për faktin se ajo përveç një diplome bachelor në shkenca politike, nuk mund të dëshmonte asnjë përvojë tjetër profesionale.
Megjithatë Toure është në Parlamentin e landit qe katër vjet dhe ka drejtuar edhe shumë seanca si nënkryetare e Parlamentit. Ajo është e bija e një azilkërkuesi, e lindur në vitin 1992 në Neumünster të Gjermanisë. Është rritur në një strehimore azilkërkuesish. Prindërit e saj kanë ardhur në Gjermani nga Mali. Nënshtetësinë gjermane e mori në moshën 12-vjeçare, në kohën kur babai i saj e braktisi gruan me katër vajzat.
“Unë i takoj një brezi njerëzisht që nuk kanë qenë të mirëseardhur. Për një kohë të gjatë nuk janë pranuar si pjesë të kësaj shoqërie. Por ne kemi bërë tonën, dhe ka gjëra në këtë shoqëri që ne i kritikojmë, por kemi edhe sugjerime se si t’i ndryshojmë”, ka deklaruar ajo në një intervistë me DW. “E padashura” tani do të drejtojë një ministri në një land gjerman. /DW
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











