Lajme
Gjermania, afro një milion makina elektrike
Shteti gjerman është në prag të arritjes së objektivit të saj prej një milion makinash elektrike, deklaroi ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.
“Ne arritëm qëllimin tonë për një milion makina elektrike deri në vitin 2020, gjë që të gjithë menduan se ishte e paarritshme këtë korrik”, i tha Altmaier gazetës ”Tagesspiegel”.
Ai po ashtu tha se do të ketë një subvencion rekord për makinat elektrike këtë vit.
Rreth gjysma e makinave të subvencionuara janë automjete thjesht elektrike, ndërsa gjysma tjetër janë të ashtuquajturat hibride plug-in.
Sipas Altmaier, që nga fillimi i programit të rimbursimit, më shumë se 530 000 automjete janë subvencionuar dhe rreth 2,1 miliardë euro subvencione janë dhënë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












