Lajme
Gjermania apelon për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë
Gjermania: Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e siutatës në Kosovë.
Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore, Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës”, tha zëvendës-zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane.
Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë: “E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise”.
“Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën”.
Ndërkohë në veri të Kosovës ka vazhduar gjendja e tensionuar për shkak të targave, si pasojë e së cilës pakica serbe është larguar nga institucionet e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë se po e provokon situatën, me pretekstin e targave, për të mos pranuar planin gjermano-francez për Kosovën.
Javën e kaluar në Berlin u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor, ku u arritën tri marrëveshje bashkëpunimi rajonal. Në konferencën e medias, të enjten e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha për herë të parë se ekziston një plan gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Scholz tha se nevojitet “durim dhe shumë përpjekje” që marrëveshja të ketë sukses.
Sekretarja gjermane e Shtetit për media dhe zëvendës zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Christiane Hoffman, tha se “do të vazhdojmë të punojmë me Francën dhe partnerët e tjerë evropianë për të siguruar që bisedimet të zhvillohen dhe të arrihet përparim në këtë çështje”, premtoi Hoffmann.
Pyetjes së një gazetari se a do të përdoren mjete të tjera për ta shtyrë Kosovën të shtyjë afatin e zbatimit të riregjistrimit të targave, siç është kërkuar edhe nga Gjermania dhe BE-ja, Hofmann nuk iu përgjigj. “Për momentin jemi duke u mbështetur në bisedime”, tha ajo./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në këtë shtet Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, përcjell albinfo.ch. Mediat greke bëjnë...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
Jeta në Zvicër
-
Pritet trafik i rënduar në rrugët e Zvicrës këtë fundjavë Ndërsa shoferë të shumtë po nisen për fundjavën e gjatë të Rrëshajëve, përgatituni për një volum...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë