Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit Në 25 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovë, kanë kthyer sërish fokusin e mediave zvicerane...
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
-
Vdes në Finlandë 34-vjeçari nga Mitrovica
Jeta në Zvicër
-
I shoqëruar nga avionë luftarakë F/A-18, presidenti ukrainas ka arritur në Cyrih Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pasditen e sotme ka ateruar në aeroportin e Cyrihut, i shoqëruar nga...
-
Samiti për Ukrainën: Vjosa Osmani pritet nga presidentja e Zvicrës
-
Zvicra, gati për ndeshjen e parë të Evropianit
-
Lajmet kryesore nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Rënie e numrit të grave në Parlamentin e qytetit të Bernës