Lajme
Gjermania blen një milion pilula nga Pfizer
Zyrtarisht, shteti gjerman ka blerë një milion pilula për trajtim të koronavirusit nga kompania farmaceutike Pfizer, ka thënë ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, përcjell albinfo.ch.
Dërgesat e para të ilaçit me emrin Paxlovid pritet të arrijnë në Gjermani në muajin janar, ka thënë Lauterbach për agjencinë e lajmeve dpa, duke shtuar se pilula është shumë premtuese.
“Pres që përmes saj të parandalojmë rastet serioze të infektimit që përfundojnë në kujdesin intensiv”, ka thënë ai.
Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka lëshuar miratim urgjent për këtë pilulë.
Ministri gjerman ka thënë se edhe shteti i tij i ka dhënë dritën e gjelbër këtij ilaçi.
Sipas kompanisë prodhuese, pacientët duhet të marrin tri pilula në ditë për pesë ditë.
Ndonëse ilaçet sikurse Paxlovid konsiderohen si armë e fuqishme për luftim të pandemisë, ato janë më të shtrenjta dhe më vështirë për t’u dhënë.
Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, Gjermania ka vaksinuar 70.9 për qind të popullsisë kundër koronavirusit.
Kjo i bie që 59 milionë banorë të Gjermanisë janë të vaksinuar plotësisht.
Të paktën 30.4 milionë prej tyre kanë marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës, apo 36.6 për qind e popullsisë.
Autoritetet gjermane presin valë të re të infektimeve me koronavirus në muajin janar, për shkak të përhapjes së variantit Omicron të këtij virusi.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër












