Lajme
Gjermania dhe SHBA-ja nuk do të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë
Biden thotë se SHBA-ja nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklarohet se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, edhe pse presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca nuk e përjashton dërgimin e tyre nëse plotësohen disa kushte, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë Biden u përgjigj “jo” në pyetjen e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë nëse ai ishte në favor të dërgimit të tyre.
Nga ana tjetër, Macron u pyet më 30 janar në një konferencë të përbashkët shtypi në Hagë me kryeministrin holandez, Mark Rutte, nëse Franca po shqyrtonte dërgimin e avionëve luftarakë. “Asgjë nuk është e përjashtuar, por disa kushte duhet të plotësohen së pari”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje.
Ukraina do të duhet të kërkojë zyrtarisht avionët, tha Macron, i cili pritet të takohet me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, në Paris më 31 janar.
Rutte tha se Ukraina nuk kishte kërkuar zyrtarisht avionë luftarakë F-16 nga Holanda dhe aktualisht “nuk flitet për dërgimin e F-16 në Ukrainë. Nuk ka asnjë kërkesë”.
Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra, u tha ligjvënësve në fillim të këtij muaji se nuk kishte “asnjë tabu” për dërgimin e avionëve luftarakë.
Ndërkohë në Berlin, ambasadori ukrainas në Gjermani tha se Kievi nuk i kishte kërkuar ende Gjermanisë t’i furnizonte me avionë luftarakë, por vuri në dukje se sa të rëndësishëm do të ishin ata.
Avionët luftarakë janë pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore dhe për t’u mbrojtur kundër raketave të lëshuara në qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës, tha Oleksiy Makeyev për transmetuesin Deutsche Welle.
Komentet e tij erdhën pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, përsëriti më 29 janar se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.
Scholz u pajtua javën e kaluar për të dërguar 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.
Pas këtij vendimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Pesckov, tha se vendimet e Perëndimit, përfshirë edhe dërgimin e tankeve, po krijojnë një situatë “shumë, shumë të tensionuar” të sigurisë në Evropë dhe për botën në përgjithësi.
Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë.
Polonia, Spanja, Finlanda, Holanda dhe Norvegjia dhe disa shtete të tjera pritet të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Fillimi i jetës në një vend të huaj: Zvicra e kalon Austrinë dhe Gjermaninë Një renditje e re ndërkombëtare ka bërë që Zvicra të renditet mbi fqinjët e saj gjermanishtfolës,...
-
Posta në Bernë paguan 10,000 CHF në muaj që punëtorët të shkojnë në punë me taksi
-
Lucern: Dënohen babë e mirë, mashtruan me kredi urgjente të Covid-it për 365 mijë CHF
-
Probleme teknike me shërbimet online të CS
-
Sondazhi në Zvicër, cila parti ka rënë më shumë