Kosova
Gjermania dhe Zvicra, kryesojnë me dërgesa nga diaspora
Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (10.3 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 5.6 milionë euro, SHBA-të me 4.3 milionë euro
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 40.4 përkatësisht 21.7 përqind e gjithsej remitencave.
Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.7 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Llogaria financiare deri në shkurt 2019 shënoj bilanc prej 41.8 milionë euro (11.8 milionë euro deri në shkurt 2018). Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 44.7 milionë euro duke shënuar rritje prej 54.9 përqind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.
“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 41.2 milionë euro dhe shënoj rritje prej 21.1 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 3.4 milionë euro (-5.2 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018)”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”, raporton RTKlive.
Sipas BQK-së niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (29.1 milionë euro), mirëpo krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rënie për 5.7 përqind, përcjell albinfo.ch.
“Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 11.5 milionë euro apo 47.4 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018. Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (10.3 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 5.6 milionë euro, SHBA-të me 4.3 milionë euro, etj”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit














