Bota
Gjermania do të kërkojë më shumë përgjegjësi në çështjet botërore
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se vendi i saj do të kërkojë të marrë më shumë përgjegjësi në çështjet botërore në vitin 2019, si dhe do të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të vështira ndërkombëtare.
Në fjalimin e Vitit të Ri, Merkel iu përkushtua më shumë qasjes shumëpalëshe ndaj problemeve globale, pasi Berlini, prej 1 janarit, pritet të fillojë një mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ndër problemet me të cilat ballafaqohet Gjermania dhe bota, tha ajo, janë pyetjet rreth ndryshimeve të klimës, migrimit dhe betejës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
“Ne duam t’i trajtojmë këto pyetje për interesin tonë dhe mënyra më e mirë për ne për të bërë këtë është duke marrë parasysh interesat e të tjerëve”, tha ajo, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
“Ky është mësimi i dy luftërave botërore të shekullit të kaluar. Por kjo bindje sot nuk ndahet nga të gjithë – siguria e bashkëpunimit ndërkombëtar është nën presion” shtoi Merkel.
“Në një situatë të tillë, ne duhet të qëndrojmë përsëri lart për bindjet tona, të bëjmë argumente, të luftojmë. Dhe ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për interesin tonë, “tha Merkel.
Një tekst i mesazhit të Vitit të Ri të Merkelit u publikua nga zyra e saj përpara transmetimit të planifikuar më 31 dhjetor.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













