Maqedonia
Gjermania do të nënshkruajë marrëveshje për siguri me Maqedoninë e Veriut
Gjermania planifikon që javën e ardhshme të nënshkruajë marrëveshje të sigurisë me Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Nënshkrimi është caktuar për 17 tetor, sipas përgjigjes së qeverisë gjermane në pyetjen e deputetit të majtë Andrei Funko, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve “DPA”.
Bisedimet e lidhura me sigurinë janë ende duke u zhvilluar midis ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Schefer, dhe homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.
Maqedonia e Veriut është një vend tranzit për imigrantët që kërkojnë shpëtim në Evropën Perëndimore.
Ministri gjerman më herët kishte deklaruar se grupi i punës me iniciativë austriake për Ballkanin Perëndimor synon të arrijë “hetime të koordinuara, të vazhdueshme për shkatërrimin e rrjeteve të kontrabandës dhe zinxhirëve të trafikimit me njerëz”.
Për të arritur këtë, u ra dakord të rritet shkëmbimi i informacionit me Agjencinë e Policisë Evropiane Europol dhe kufirin Frontex.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe