Lajme
Gjermania do të zgjasë masat deri në mes të shkurtit
Numri i infeksioneve të reja të raportuara për 100,000 banorë (130) është ende shumë mbi vlerën e synuar prej 50
Bllokimi aktual për shkak të koronavirusit në Gjermani do të zgjatet deri në mes të shkurtit.
Kancelarja Angela Merkel, siç raportojnë disa media gjermane, ka marrë këtë vendim bashkë me kryeministrat e republikave (landeve) të vendit në një konferencë të përbashkët të mbajtur të martën pasdite, shkruan srf.ch.
Përveç kësaj, në transportin publik tash e tutje do të jetë e detyrueshme vënia e maskës mjekësore. Maskat prej tekstili, të vetë-qepura nuk do të jenë më të lejuara, transmeton albinfo.ch.
Fillimisht, bllokimi (Lockdown) në Gjermani ishte caktuar të kryhej në fund të janarit.
Meqenëse numri i infeksioneve të reja të raportuara brenda shtatë ditëve për 100,000 banorë (130) është ende shumë mbi vlerën e synuar prej 50, është vendosur të zgjaten masat e zbatueshme.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar











