Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania, Franca e Italia pezullojnë vaksinimin me AstraZeneca
Përkundër paralajmërimeve se nuk ka rrezik, shumë vende evropiane kanë pezulluar programin e vaksinimit me vaksinën e AstraZeneca
Pas Gjermanisë, edhe Italia me Francën kanë pezulluar programin e vaksinimit me vaksinën e AstraZeneca.
Agjencia italiane e ilaçeve ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca të COVID-19, si masë paraprake dhe përkohshme, në pritje të një takimi të Agjencisë Evropiane të Barnave, njoftoi të hënën agjencia italiane AIFA.
“AIFA ka vendosur të zgjasë ndalimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca të COVID-19 në gjithë vendin si një masë paraprake dhe përkohësisht, në pritje të vendimeve të EMA. Ky vendim u mor në përputhje me masa të ngjashme të miratuara nga vendet e tjera evropiane”, tha agjencia në një deklaratë, sipas CNN.
Franca gjithashtu ka pezulluar përdorimin e vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit në pritje të rishikimit nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të martën, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi vendosur të pezullojmë përdorimin e AstraZeneca si një masë paraprake dhe shpresojmë ta rifillojmë atë shpejt nëse këshillat e EMA-s e lejojnë atë”, tha Macron gjatë një konference shtypi të hënën.
Vendimi ndjek një numër vendesh të tjera evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca në pritje të vlerësimit të mëtejshëm, pavarësisht pohimeve nga Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinat dhe Imunizimet (JCVI) se vaksina është testuar rigorozisht për sigurinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet












