Lajme
Gjermania ka mbushur 100% të depove me rezerva gazi
Depozitat e gazit në Gjermani janë mbushur, sipas të dhënave të publikuara nga Aggregated Gas Storage Inventory (Agsi), një platformë evropiane e të dhënave të energjisë, përcjell albinfo.ch.
Gjermania ka mbushur 100% të depove për rezerva me gaz, pavarësisht që Rusia e ka ndërprerë kaherë furnizimin. Bundesrati e ka miratuar vendimin për ndihma për gaz dhe ngrohje qendrore! Ndihmat e para vijnë në dhjetor, ndërsa frenimi i çmimit në mars.
Qeveria gjermane ka planifikuar që deri në nëntor të mbushen 95% e kapacitetit të depozitave. Magazinimi shihet me rëndësi thelbësore për Gjermaninë për të kaluar dimrin pa importe të gazit rus.
“Nëse gjithçka shkon mirë, kemi kursime të larta në Gjermani dhe po të kemi pak fat me motin, do të kemi shans ta kalojmë dimrin rehat”, tha të hënën ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve Sipas organizatës për mbrojtjen e pacientëve në Cyrih, janë dokumentuar më shumë se 40 raste që... -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese













