Të tjera
Gjermania me apel ndaj shtetasve të saj gjermanë në Turqi
Ministria e Jashtme gjermane e ka përditësuar paralajmërimin e saj të udhëtimeve në Turqi duke u kujtuar shtetasve gjermanë se mendimet të cilat i shprehin lirshëm në vendin e tyre mund të mos tolerohen nga autoritetet turke.
Këshilla i drejtohet më së shumti gazetarëve, personave që marrin pjesë në takime të caktuara dhe atyre që mund të bëjnë në mediat sociale komente kritike ndaj qeverisë turke.
Në deklaratë nënvizohet se si një numri reporterësh europianë, përfshirë dhe gjermanë, u është mohuar akreditimi në Turqi pa asnjë shpjegim. Ajo nuk përjashton mundësinë që ekzekutivi turk të marrë masa të mëtejshme kundër përfaqësuesve të medias gjermane dhe organizatave të shoqërisë civile, duke theksuar se si gjatë dy muajve të fundit, në këtë vend janë ndaluar në mënyrë arbitrare disa shtetas gjermanë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Paralajmërimi i Ministrisë së Jashtme në Berlin i drejtohet edhe pushuesve që mund të marrin pjesë në takime të organizuara nga grupe të ndaluara në Turqi. Edhe ata rrezikojnë, sipas saj, të përfundojnë në pranga. Autoritetet turke janë shumë dyshuese për çdo lidhje të mundshme me klerikun mysliman Fetullah Gylen, i cili jeton në mërgim në SHBA e që Ankaraja e akuzon si orkestruesin e grushtit të dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













