Bota
Gjermania miratoi një ligj të ri për dëbimin e të huajve që kanë shkelur ligjin
Qeveria e Gjermanisë të mërkurën ka pranuar ndryshimet në ligjin për të huajt që lehtëson dëbimin e shtetasve të huaj që kanë shkelur ligjin.
“Askush nuk është mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës”, tha ministri gjerman për Drejtësi, Haik Maas.
Ai shpjegoi se masat e reja nuk synojnë të jenë kundër refugjatëve, por do të shërbejë për t’i mbrojtur ata.
“Refugjatët nuk e meritojnë që të vihet në të njëjtën shportë me kriminelët”, ka thënë Maas.
Pas ndryshimit të ligjit, pranimi nga Bundestagu është mjaft i sigurt, ai do të mundësojë dëbimin e të huajve në rastin e një vendimi të justifikuar me dëshmi.
Kjo veçanërisht vlen për raste të tilla, si abuzime seksuale, vrasje ose për plagosje të rënda trupore.
Në rast të dënimit për të paktën një vit burgim, automatikisht humbet statusi i refugjatit.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore














