Bota
Hedhet ideja që klerikëve t’u kërkohet njohja e gjuhës gjermane
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane ka thënë se Qeveria është duke shqyrtuar mundësinë që të kërkojë nga klerikët që hyjnë në këtë shtet të kenë njohuri të gjuhës gjermane, ka raportuar agjencia e lajmeve dpa.
Agjencia e lajmeve ka cituar këtë zëdhënës të ketë thënë se klerikët “që flasin gjuhën gjermane janë më të familjarizuar me kulturën gjermane”, andaj do të bëjnë punë më të mirë, kur është fjala për promovimin e integrimit.
Ai ka thënë se figurat religjioze që janë kujdesur për një numër të madh të imigrantëve myslimanë, të cilët kanë arritur në këtë shtet nga viti 2015, “kanë një rol të rëndësishëm dhe funksion të këshillimit, që është vendimtar kur është fjala për promovimin e bashkëjetesës në mes të kulturave dhe feve të ndryshme”.
Ligjvënësi Carsten Linnemann, nga partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka udhëhequr thirrjet për një kërkesë të tillë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Social-Demokratët e qendrës së majtë, që janë partnerë të koalicionit, kanë kundërshtuar këtë kërkesë.
Linnemann ka thënë se në Gjermani kanë rreth 2,000 imamë që flasin “pak ose aspak gjuhën gjermane”.
Unioni Turko-Islamik, që funksionon në kuadër të Insitutit të Religjionit, ka listuar 1,049 klerikë që tashmë janë në Gjermani.
Atyre normalisht u garantohet një leje e përkohshme e qëndrimit dhe pritet të kthehen në Turqi pas katër apo pesë vjetëve të qëndrimit në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















