Lajme
Gjermania, në krye të Evropës për sa i përket pasurisë personale të akumuluar
Gjermania është në krye të Evropës për sa i përket pasurisë personale të akumuluar në vlerën mbi 16 miliardë euro, sipas një studimi të Institutit Zviceran, i cili nxjerr në pah zgjerimin e mëtejshëm të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
Pavarësisht rënies së aktivitetit ekonomik, pasuria personale u rrit në vitin 2020, viti i parë i pandemisë, sipas një studimi që përfshin 16 vende, Bashkimin Evropian dhe Zvicrën.
Gjermania kryeson Evropën me një pasuri personale prej 16.4 miliard euro, e ndjekur nga Franca me 12.6 miliard euro dhe Britania dhe Italia me dhjetë miliard euro secila, sipas një studimi të kryer nga Instituti për Shërbime Financiare – Redesigning Financial Services (RSF) me seli në Cyrih.
Produkti i brendshëm bruto real i 16 vendeve të BE-së dhe Zvicrës ra me 6.4 për qind në pandeminë e vitit 2020, ndërsa pasuria personale u rrit me 3.9 për qind në 69 miliardë euro.
Kjo tregon se hendeku i pasurisë mes të pasurve dhe të varfërve po zgjerohet dhe ky trend do të vazhdojë, thonë autorët e studimit.
Sipas raportit të tyre për pasurinë në Evropë, Gjermania regjistroi numrin më të madh të milionerëve, 2.9 milionë, e ndjekur nga Britania dhe Franca me 2.5 milionë secila.
Zvicra kryeson në përqindjen e milionerëve, e cila arrin në 14.1 për qind, që do të thotë se afërsisht një në shtatë qytetarë i përket atij grupi.
Hulumtimi tregoi gjithashtu një përqendrim gjithnjë e më të theksuar të pasurisë. Kështu, dhjetë përqindëshi më i pasur i familjeve evropiane zotërojnë rreth gjysmën e pasurisë neto të Evropës. Një përqindëshi më i pasur i evropianëve zotëron 19 përqind të pasurisë totale, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














