Lajme
Gjermania nis “Javën e vaksinimit”
Mediat gjermane shkruajnë se vendi i tyre ka nisur të hënën një fushatë kombëtare të vaksinimit, me qëllim të rritjes së shkallës së imunizimit para stinës së dimrit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se tani njerëzit do të mund të marrin vaksina pa bërë termine paraprakisht në disa lokacione brenda shtetit, përfshirë disa biblioteika, qendra tregtare dhe xhami.
Ministri për Kancelari, Helge Braun, ka thënë të dielën se këto qendra për vaksinim do të mbesin të hapura edhe në javët e ardhshme.
Koha e fushatës së vaksinimit synon që të shmangë shkallë më të madhe të infektimeve në stinën e dimrit, ka thënë ai.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga këto mundësi.
“Vaksinimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Kurrë nuk ka qenë më shpejt”, ka thënë ajo, në një video të publikuar të dielën.
Vaksinat do të ofrohen edhe në stacionet e zjarrfikësve, nëpër tramvaj dhe afër fushave të futbollit.
Aktualisht, rreth 62 për qind e popullsisë në Gjermani është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
Megjithatë, interesimi është raportuar të jetë ulur së fundmi.
Sipas ekspertëve, të paktën 75 për qind e njerëzve duhet të vaksinohen për të ulur ndikimin e valës së katërt të pandemisë, derisa përqindja duhet të jetë më e lartë për ta parandaluar atë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













