Lajme
Gjermania paralajmëron gazetarët të mos udhëtojnë në Turqi
Sindikata e Federatës Gjermane të Gazetarëve (DJV) ka këshilluar profesionistët e medias kundër udhëtimeve profesionale dhe private në Turqi, pas arrestimit të përkohshëm të një ligjvënëseje gjermane në fillim të këtij muaji.
“Arrestimi i Gökay Akbulut pasi hyrjes së saj në Turqi në fillim të gushtit tregon edhe një herë se autokracia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i konsideron kritikët e tij si armiq militantë të shtetit dhe i persekuton kur ka mundësi ta bëjë këtë”, tha sot Frank Überall, kryetari kombëtar i DJV-së në një deklaratë.
Nëse imuniteti parlamentar nuk të mbron kundër arrestimeve, rreziku për gazetarët është edhe më i madh, shtoi ai.
“Akbulut, një ligjvënëse nga Partia e Majtë e Gjermanisë, u arrestua në Turqi më 3 gusht. Një urdhërarrestim, i cili më vonë u anulua nga autoritetet turke, ishte lëshuar për propagandë të dyshuar terroriste”, tha Akbulut për “Mannheimer Morgen”, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Politikania me origjinë turke, e cila, sipas saj, është me prejardhje kurdo-alevi, është anëtare e Bundestagut që nga viti 2017.
Ajo ka qenë vazhdimisht kritike ndaj qeverisë turke dhe po bën fushatë për heqjen e ndalimit gjerman mbi aktivitetet e Partisë së Punëtorëve Kurdë PKK. PKK është klasifikuar si organizatë terroriste në Turqi dhe në Bashkimin Evropian.
Pas arrestimit të saj, Ambasada gjermane në Ankara dhe Ministria e Jashtme Gjermane kishin ndërhyrë, duke ndihmuar në lirimin e saj.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











