Lajme
Gjermani: Sërish rritje e numrit të rasteve me COVID-19
Është bërë e ditur se Gjermania ka shënuar sërish rritje të numrit të rasteve të reja me virusin korona.
Duhet theksuar se gjatë 24-orëve të fundit, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, në këtë shtet janë regjistruar të mërkurën edhe 1.256 raste të reja me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 244 mijë e 855.
Ndërkaq, numri i të vdekurve në shtetin gjerman ka arritur shifrat në 9.313.
Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve, në Gjermani mund të shmanget një mbyllje e dytë totale. Kështu ka thënë ministri i Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier. Altmaier, në një konferencë për medie, ka thënë se më e keqja e pandemisë tashmë ka mbetur pas shpinës për Gjermaninë, pasi siç është shprehur ai, ekonomia e vendit ka shënuar përmirësim nga muaji maj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës Qindra pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, si dhe përfaqësues institucionesh, biznesesh dhe organizatash të... -
Çështja çame, një plagë e pambyllur që rrezikon të harrohet -
“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt” -
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje” -
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishte për shqiptarët “Ishte një përshëndetje për komunitetin shqiptar”... -
Ushtria zvicerane porosit artileri të re nga Gjermania -
Zvicër: Shërbimi Federal i Inteligjencës po monitoron 44 persona të rrezikshëm -
Kantoni zviceran ndan 1.25 milionë CHF për hetimin e rastit në Crans-Montana -
Ticino mbushi hotelet dimrin e kaluar













