Lajme

Gjermania regjistron shifra të larta të infeksioneve ditore

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19 dhe ka regjistruar mbi 19 mijë raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit për 19,600, në 1,953,426, treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit për 1,060, në 42,637, treguan shifrat.